Faqja Kryesore
Rreth nesh
Librat
Të reja
Media
Aktivitete
Kontakt
Rreth nesh
Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2011 Botimet 55
Shtëpia botuese “55”

Librat rrëfejnë të fshehtat e mendjes dhe të kohës. Librat janë ato që na japin dorën pas çdo rrëzimi duke na treguar se gjithnjë
ka kohë për “një fillim të ri”.  Në to mund të gjesh historinë tënde të trasformuar në një tjetër kohë dhe të kuptosh se gjithçka
është e njëjtë, dhe se janë vetëm kohërat, veshja dhe modelet e flokëve që kanë ndryshuar. Misioni i shtëpisë botuese “55”
është të sjellë tek ju librat me gjithë filozofinë e kësaj fjale. Për 10 vjet kemi kontribuar për këtë, duke udhëtuar në tregun
bashkëkohor të librit për të sjellë tek ju rrëfimet e munguara. Jemi ndalur më tepër tek botimet historike, duke sjellë fakte dhe
vështrime krejtësisht të panjohura dhe të vërteta të cilat i kanë munguar lexuesit shqiptar, të bindur se ato janë të vetmet
nëpërmjet të cilave mund të kuptonim politikën dhe historinë e së shkuarës sonë të përbashkët, pas një periudhe 50-vjeçare
izolimi.  Kemi sjellë udhëtimin e një prej penave më të njohura të publicistikës italiane Indo Montanelli në Shqipërinë e viteve 30-të,
fuqinë e Oriana Falaçit, Politikën e Italisë në Shqipëri nëpërmjet ish-diplomatit të njohur Francesco Jacomoni, portretin e
Xhanfranko Finit, nëpërmjet penës së Federico Giuglia, apo mendimin përparimtar të politikës perëndimore e veçanërisht të SHBA.
Kujtimet e Atit të madh, dëshmitarit të krimeve të komunizmit, At Zef Pllumi, janë pjesë e botimeve tona dhe mendimit katolik,
të cilin e kemi përfaqësuar edhe nëpërmjet shkrimeve të Nënë Terezës dhe për Nënë Terezën apo historisë tragjike të Kishës
Shqiptare të shkruar me aq vërtetësi nga Pjetër Pepa. Shtëpia botuese “55” ka qenë një mbështetëse e opinionit të shëndoshë
pro-perëndimor duke botuar veprat analistëve më të njohur.  Pjesë e botimeve tona është dhe kolana “Inteligjenca” e cila
drejtohet nga përkthyesi dhe studiuesi i njohur Aurel Plasari, apo dy romanet e shkrimtarit të madh Ismal Kadare “Pasardhësi”
dhe “Vajza e Agamemnonit”. Shtëpia botuese “55” është fituesja e edicionit të parë të konkursit bibliofilik “Lumo Skëndo”
për librin “Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005”.

Alda Bardhyli
Drejtoreshë e Shtëpisë Botuese “55”
Publishing House “55”

Books narrate the mind’s and time’s secrets. Books are those that give us the hand after each falling, telling us that there is
always time “fro a new beginning.” In those may find your history transformed into another time and to understand that
everything is similar and that, there are only times, dressing and hairs model that have changed. Publishing House “55” mission
is to bring to you books with all philosophy of this word. For ten years we have contributed for this, travelling in contemporary
book’s market to bring to you the absented narrations. We have focused more to historic editions, bringing fully unknown facts
and views, as well as truths that have absented Albanian reader, convinced that those are the only ones through which may
understand the policy and history of our joint past, after a 50 years period of isolation. We have brought the journey of one of
the most known pen of Italian publicity, Indo Montanelli, in Albania of years ’30; Oriana Falachi’s power; the Italy’s policy in
Albania through the well-known former diplomat, Farncsko Jacomoni; Gianfranco Finni’s portrait, through Federeco Giuglia’s pen,
or progressive thought of western policy and especially that of the USA.
The Great Father’s Recollections, the communism’s crimes eyewitness, Father Zef Pllumi, are part of our editions and Catholic
thought, which we have represented through writings of Mother Tereza and for Mother Tereza or tragic history of Albanian
Church written with such reality by Pjetër Pepa.
Publishing House “55” has been a supporter of pro-western sound opinion, publishing the most well-known analysts’ works.
Part of our editions is also the “Intelligence” column, headed by well-known translator and researcher Aurel Plasari, or two
novels of great writer Ismail Kadare “The Successor” and “Agamemnon’s Daughter.”

Publishing House “55” is winner of first edition of “Lumo Skendo” bibliographic competition for the book
“The History of Albanian State 1912-2005.”