Faqja Kryesore
Rreth nesh
Librat
Të reja
Media
Aktivitete
Kontakt
“Osama Bin Laden, terrorizmi nën kamera”,
Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2011 Botimet 55
 botimi më I ri I “Shtëpisë Botuese 55

“Shtëpia Botuese 55” ka nxjerrë në treg librin “Osama Bin Laden :terrorizmi nën kamera” I shkrimtarit të njohur anglez Simon Sebag Montefiore. Libri është një përmbledhje e dy shkrimeve të njohura të authorit botuar në “New York Times”, të cilat shoqërohen me një parathënie nga botuesi Fahri Balliu. Libri është dy gjuhës shqip-anglisht dhe është përkthyer nga John Nash dhe Etleva Sakajeva. Ky libërth I shkrimtarit dhe historianit të njohur anglez është një rrëfim I mprehtë mbi atë ccfarë po ndodh sot në Lindjen e Mesme, dhe mbi atë ccfarë I shkaktoi botës Osama Bin Laden. “Në ikonografinë e djallit, Osama Bin Laden do të renditet lart edhe pse ai qe përgjegjës për vdekjen e mijëra të pafajshmëve, që nuk ngjajnë me milionat e vrarë nga Hitleri, Stalini, Mao, Pol Poti, të cilët shpërndanë fuqinë e shteteve moderne. Mjerisht, Osama Bin Laden nuk e arriti kurrë një pushtet të tillë, por ai qëlloi më lart sesa pesha e tij. Hitleri dhe Stalini besonin, gjithashtu se, vrasjet e tyre qenë të drejta por duhet të jenë të pavëzhgueshme. Për Bin Ladenin ka qenë e kundërta: ai i skicoi vrasjet e tij saktësisht që të vështroheshin. Ai jetoi përmes shpatës dhe kamerës – dhe vdiq me to”, shruan Montefiore në esenë “Osama Bin Laden: njeri i historisë”. Ndërsa në esenë “Çdo revolucion është kthesë rrënjësore në mënyrën e tij”Montefiore shkruan “Çfarëdo që të ndodhë më pas në botën arabe, nuk do të jetë thjesht një rikthim tek faraonizmi ushtarak Mubarak-ish. Pas trazirave të vitit 1848, hibridet e çuditshme politike, moderne e prapë autoritare, u shfaqën nga pasiguria: së pari Luigj-Napoleon Bonaparti, i ashtuquajturi princi-president dhe më vonë perandor, në Francë; dhe, më vonë, në vitet 1860-të, Otto von Bismarck në Prusi. Në Egjiptin e ndërlikuar, rezultati i revolucioneve arabe ka gjasën më të madhe të jetë një hibrid i ngjashëm, një demokraci e re, me ushtrinë që mban një rol të veçantë të kujdestarisë së stilit turk; në Libinë e shtypur, mundet që thjesht të kemi një kthim në rivalitetin fisnor...”. Për botuesin Fahri Balliu “Shkrimtari dhe historiani Montefiore është një luftëtar i madh, është një mendje e madhe luftëtare për t’i çliruar njerëzit nga frika e misioneve të zeza dhe vrastare në shekuj. Ai përfaqëson sot një ndërgjegje njerëzore, e cila përpiqet që me fjalën dhe veprën e tij të rritë praninë e ozonit në këto skuta të njerëzimit. Montefiore përpiqet ta çlirojë njerëzimin nga frika”.

 

Simon Sebag Montefiore u lind më 1965 dhe ka studiuar për histori në kolegjin “Gronville & Caius” të universitetit të Kembrixhit. Libri i tij “Katerina e Madhe & Potemkini” është përzgjedhur për çmimet Samuel Johnson, Duff Cooper dhe Marsh Biography. “Stalini: oborri i carit të kuq” u nderua me History Book of the Year në British Books Aëards në vitin 2004. “Stalini i ri” fitoi çmimin Bruno Kreisky për letërsinë politike, çminin Costa Biography Aëard dhe ishte finalist për Los Angeles Times Book Prize. Librat e Montefiores janë shumë të shitur anembanë globit dhe të botuar në 30 gjuhë. Gjithashtu, ai është autor i romanit të sapodalë në treg “Sashenka”. Libri i tij më i fundit historik është “Jeruzalemi: Biografi, histori e përditësuar e Lindjes së Mesme”. Montefiore ka titullin Felloë of the Royal Society of Literature. Ai jeton në Londër me gruan, romancieren Santa Montefiore dhe dy fëmijët e tyre.

lart edhe pse ai qe përgjegjës për vdekjen e mijëra të pafajshmëve, që nuk ngjajnë me milionat e vrarë nga Hitleri, Stalini, Mao, Pol Poti, të cilët shpërndanë fuqinë e shteteve moderne. Mjerisht, Osama Bin Laden nuk e arriti kurrë një pushtet të tillë, por ai qëlloi më lart sesa pesha e tij. Hitleri dhe Stalini besonin, gjithashtu se, vrasjet e tyre qenë të drejta por duhet të jenë të pavëzhgueshme. Për Bin Ladenin ka qenë e kundërta: ai i skicoi vrasjet e tij saktësisht që të vështroheshin. Ai jetoi përmes shpatës dhe kamerës – dhe vdiq me to”, shruan Montefiore në esenë “Osama Bin Laden: njeri i historisë”. Ndërsa në esenë “Çdo revolucion është kthesë rrënjësore në mënyrën e tij”Montefiore shkruan “Çfarëdo që të ndodhë më pas në botën arabe, nuk do të jetë thjesht një rikthim tek faraonizmi ushtarak Mubarak-ish. Pas trazirave të vitit 1848, hibridet e çuditshme politike, moderne e prapë autoritare, u shfaqën nga pasiguria: së pari Luigj-Napoleon Bonaparti, i ashtuquajturi princi-president dhe më vonë perandor, në Francë; dhe, më vonë, në vitet 1860-të, Otto von Bismarck në Prusi. Në Egjiptin e ndërlikuar, rezultati i revolucioneve arabe ka gjasën më të madhe të jetë një hibrid i ngjashëm, një demokraci e re, me ushtrinë që mban një rol të veçantë të kujdestarisë së stilit turk; në Libinë e shtypur, mundet që thjesht të kemi një kthim në rivalitetin fisnor...”. Për botuesin Fahri Balliu “Shkrimtari dhe historiani Montefiore është një luftëtar i madh, është një mendje e madhe luftëtare për t’i çliruar njerëzit nga frika e misioneve të zeza dhe vrastare në shekuj. Ai përfaqëson sot një ndërgjegje njerëzore, e cila përpiqet që me fjalën dhe veprën e tij të rritë praninë e ozonit në këto skuta të njerëzimit. Montefiore përpiqet ta çlirojë njerëzimin nga frika”.

 

Simon Sebag Montefiore u lind më 1965 dhe ka studiuar për histori në kolegjin “Gronville & Caius” të universitetit të Kembrixhit. Libri i tij “Katerina e Madhe & Potemkini” është përzgjedhur për çmimet Samuel Johnson, Duff Cooper dhe Marsh Biography. “Stalini: oborri i carit të kuq” u nderua me History Book of the Year në British Books Aëards në vitin 2004. “Stalini i ri” fitoi çmimin Bruno Kreisky për letërsinë politike, çminin Costa Biography Aëard dhe ishte finalist për Los Angeles Times Book Prize. Librat e Montefiores janë shumë të shitur anembanë globit dhe të botuar në 30 gjuhë. Gjithashtu, ai është autor i romanit të sapodalë në treg “Sashenka”. Libri i tij më i fundit historik është “Jeruzalemi: Biografi, histori e përditësuar e Lindjes së Mesme”. Montefiore ka titullin Felloë of the Royal Society of Literature. Ai jeton në Londër me gruan, romancieren Santa Montefiore dhe dy fëmijët e tyre.