Media
Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2011 Botimet 55
Ramize Gjebrea dyshime mbi fejesën me Nako Spirun

Bëhen 71 vjet që nga dita kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Një ngjarje që nuk kishte se si të mos linte gjurmë në jetët e shqiptarëve. Shqipëria kishte humbur mëvetësinë, ishte aneksuar nga Italia, ndërsa mbreti Zog u arratis bashkë me familjen e tij.Është folur shumë për këtë moment, i cili iu llogarit për “tradhti” mbretit, ndërsa nuk është shumë e qartë vijimësia e aktivitetit të mbretit në emigrim. Askush më mirë se sekretari i tij nuk mund të tregojë për rrugëtimin e mbretit nga Shqipëria, në drejtim të Turqisë, deri në Paris.

Ramize Gjebrea dyshime mbi fejesën me Nako Spirun

Libri i sapohedhur në treg është një rrëfim mbi jetën e Ramize Gjebresë. Përmes dokumenteve dhe bashkëkohësve të saj, Vasfi Baruti sjell një portret të plotë të një prej figurave më interesante të vrara nga regjimi komunist. Bashkëkohës të Gjebresë në 'Nana Mbretëreshë' e Liceun e Tiranës, tregojnë se ajo qe e dashuruar me letërsinë, sa mbeti proverbiale se lexonte një roman në natë! Në libër mësojmë se autorët me të dashur të Gjebresë ishin Dante, Dostojevski e me radhë Shekspiri, Tolstoi, Fishta etj. Misteri i ekzekutimit të partizanes së Brigadës së V-të sulmuese, Ramize Gjebrea, dhe akuzat vrasëse të "dashurisë" së 21-vjeçares me Zaho Kokën rivijnë, rishihen ndryshe.

Komploti kundër Kishës, Libri përvëlues i Vatikanit…

“Komploti kundër Kishës”, libri që vijon të sjellë pambarimisht debate që me botimin e tij më vitin 1962 në Romë, ka vetëm disa ditë që ka dalë në librari nga Shtëpia Botuese “55”. Kjo vepër është një nga më të rëndësishmet për sa i përket fakteve që mbart, duke u konsideruar si historike dhe nga vetë Vatikani. Libri është përkthyer nga Etleva Sakajeva dhe i quajtur si një nga rrëfimet më të vështira për Kishën, libri mendohet të jetë hartuar nga 12 priftërinj, por me gjithë hipotezat se kush janë emrat që fshihen pas pseudonimit Maurice Pinary, ajo çfarë është e sigurt është fakti se libri është shkruar nga klerikë, për vetë faktet që mbart. Ka nga ata që pohojnë se ata (autorët) ishin prelatë italianë, në bashkëpunim me elementë të katolicizmit anglez; të tjerë flasin për një grup priftërinjsh, duke përfshirë disa peshkopë të një vendi të paidentifikuar në Amerikën e Jugut.

1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6