Faqja Kryesore
Rreth nesh
Librat
Të reja
Media
Aktivitete
Kontakt
Kadri Hazbiu: Krimet dhe vrasja e tij
Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2011 Botimet 55

“Shtëpia Botuese 55” sapo ka nxjerrë në treg librin “Kadri Hazbiu: Krimet dhe vrasja e tij” me autor Kastriot Dervishin. Libri përmban dëshmi, fakte, Plenumet e PPSH-së, hetusia dhe proceset gjyqësore.

 

Kadri Hazbiu, ministri më jetëgjatë I Punëve të Brëndshme në Shqipëri, pati po të njëjtin fund si homologët e tij në Bashkimin Sovjetik.

Rruga e gjatë e tij si kuadër I Punëve të Brëndshme e më pas si ministër, përfundoi pikërisht nëpërmjet një dënimi me vdekje me akuza, që nuk përbënin thellimin e veprimtarisë së tij. Në atë kohë ai ishte në rolin e të dënuarit, ndërsa në kohët e sotme dëshmia e tij shërben si provë historike. Ky botim sjell kësisoj dy vitet rrënuese të ministrit të diktaturës që ndjenji më gjatë në detyrë në Shqipërinë komuniste , vendit që nën drejtimin e Enver Hoxhës imitoi aq besnikërisht diktaturën e Stalinit, Kadri Hazbiu, por edhe ndonjëri që iu bashkua procesit të tij, vihen në këtë libër në rolin e rrëfimtarit, mbi atë që ata dinë mbi diktaturën komuniste dhe mekanizmat e saj të veprimit.